07 metra) duke lënë mbrapa një tufë të tanë kërcyesish gjermanë, bullgarë, hungarezë, polakë e kinezë, të shteteve atletikë të mirënjohur… E pra, a duhet ta ripërsëris tregimin tim të hershëm rreth tij? Them se po. Krejt papritmas Hysni Bebeziqi, tash i Vllaznisë së Shkodrës së tij, një ditë të bukur vjeshte të vitit 1960 kërkon të kërcejë edhe së larti. Ai do ta bënte këtë veprim thjesht sepse i tha mendja se rekordi i kërcimit së larti në Shqipëri nuk po thyhej, teksa ishte vendosur vetëm 1. 78 nga polisportisti i shquar Masar Aga në 1957.
Dhe prapë rikujtoj. Ka qenë 29 qershor 2007, një atlet 26- vjeçar, Admir Bregu, po nga Shkodra, arrin 7. 71 metra në kërcimin së gjati në Kupën e Europës në Zenica të Bosnje Hercegovinës, medalje e artë europiane e tij mû në ditën e ndarjes nga jeta të Hysni Bebeziqit, duke i bërë vetvetishëm nderimin më të madh themeluesit të shkollës shqiptare të kërcimeve në atletikë, Bebeziqit të paharrueshëm të Shkodrës e të Shqipërisë.
Kosova U19 në futsall i përfundon kualifikimet me një fitore e
Një tjetër fenomen i atletikës shqiptare, edhe ky profesor i famshëm i edukimit fizik, i Normales së Elbasanit, i gjimnazit të Shkodrës po dhe i Robert College Amerikan të Stambollit ku do ta mbyllë edhe ai krejt i zhdukur pra, nga historia e sportit shqiptar! Shkrimi i sotëm ka një risi të madhe: është një foto unikale e vitit 1925, nga një vrapim 200 metra ku Peter Andoni nën fanellën e Robert College është duke fituar! Është 1925! Gati 100 vjet më parë. Ruajeni fort këtë kujtim atletik nëse keni sadopak atdhetari. Mirëpo, Shqipëria gjithmonë zhduk e harron, sidomos ata që janë pjesë e masonerisë së saj të sotme. Eshtë normale edhe kjo për këtë Shqipëri të mjerë ndaj historisë së saj. Kurrë një komb nuk do të përparojë me ritme të kohës, për sa kohë nuk denjon të merret me veten, me ngjarjet e tij, me historinë e tij, me protagonistët e tij. Por le të mos e zgjasim. Tema “të vjetëruara” tashmâ edhe këto… Të qëndrojmë te historia jonë e këtushme.
63 metra. Ka qenë një ditë e vitit 1956 dhe Shqipëria Komuniste e Sportit kaloi në eufori, sepse më në fund u thye edhe një rekord që mbahej prej një “borgjezi” me emrin Sabit Çoku, i cili përveç të tjerave, ishte vëllau i një “tradhtari” në emigracion, siç e përcaktonin pa mëshirë Prof. Mentor Çokun e nderuar. Të gjitha këto radhë të sotme unë i marr prej shkrimit të atyre ditëve kur ende pista e Stadiumit Kombëtar ishte në këmbë, sot e zhdukur pra, prej “trimave” të mëdhenj që po nxjerr këto vite e ashtuquajtura “politikë moderne shqiptare”. Në korrik të vitit 1957, Hysni Bebeziqi do ta çonte rekordin në 6. 69 dhe kur vjen 1958-ta, pra bukur 61 vjet më parë, Bebeziqi arrin atë që as që mund të mendohej: fiton në takimin e Tiranës me 6. 68 metra, për 1 centimetër më tepër, garën dramatike me rekordmenin e Armenisë të Bashkimit Sovjetik, Tumanian, pa dyshim i vetmi rast në histori që një shqiptar fitonte kundër një atleti të një Republike të Bashkimit Sovjetik – sundues i atletikës botërore.
58 metra, rekord i vendosur qysh më 1935, një rezultat i madh për Shqipërinë e vogël për dhjetëvjetëshin e katërt të shekullit të shkuar, atë Sabit Çok – kampion i Shqipërisë edhe në futboll me Sportklub Tiranën – të cilit me siguri do t’ia mësojnë emrin vetëm nëse lexojnë këtu. Sepse Çoku i harruar edhe ky, ka qenë i burgosur e i flakur tej prej Regjimit. E me të burgosurit e të flakurit e Regjimit, media e sotme shqiptare nuk e ka fort për qejf të merret. Kaq i rrallë ka qenë Sabit Çoku për Shqipërinë sportive, saqë duhej të kalonin plot 21 vjet dhe të vinte viti 1956, e bashkë me të një djalë nga Shkodra, 22-vjeçari Hysni Bebeziqi i Partizanit, për fat i Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Popullore, i drejtuar nga trajneri i tij Tajar Pipa, do ta thyente këtë rekord njëtëkatërtshekullor duke mbërritur në 6.
Dhe kështu po ndodh, duke më dhënë përsëri mundësinë që të plotësoj e saktësoj edhe më tej historinë statistikore të rekordit kombëtar të kërcimit së gjati në Shqipëri, të cilën për ta përtimtuar kësisoji, e di unë se çfarë kam hequr! Nuk më vjen fort mirë që shkruaj kështu, mirëpo ja që jam i vendosur për t’ua hequr maskën përherë plagjiatorëve që kopjojnë, që s’dijnë të kopjojnë, që sajojnë, që shtrembërojnë historinë e sportit kombëtar, madje si edhe në një shkrim të javës që sapo kaloi… Rekordi shqiptar i kërcimit së gjati është një histori e cila qysh në nisje ka një figurë themeluese që sot po aq nuk e njeh askush më. Është historia e profesor Peter Andonit të Elbasanit, i cili po kështu, në periudhën 1929-1934 kishte qenë rekordmen i Shqipërisë po në tri gara të kërcimeve (së gjati, së larti, trehapësh).
Futboll - Kosovë, Live on TV
Kështu, krejt papritmas, një pasdite të bukur u pa në stërvitje me Vllazninë në stadiumin “Vojo Kushi” dhe nuk kishte kundërshtar që t’ia ndalonte shpejtësinë e rrufeshme dhe as driblimin fantastik. Trajnerët e tij, të paharrueshimit Feti Dizdari dhe Ibrahim Dizdari, shtangën dhe shpejtuan ta ndalonin të dilte në fushën e futbollit! Se ndryshe atletika shqiptare do të humbiste heroin e saj të vërtetë. Bebeziqi vuri buzën në gaz dhe iu rikthye atletikës… NJË HISTORI 90-VJEÇARE E RRËMBYER NGA IZMIR SMAJLAJ. Pata shkruar se për Izmirin prapë do të kemi mundësi të shkruajmë.
Nr. 28 • dhjetor 2017 - FSHF